Komuna e Vushtrrisë dhe ndërmarrja “Ibër-Lepenc” kanë vazhduar marrëveshjen që siguron mbulimin e 50 për qind të kostos së ujitjes për tokat bujqësore.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.


“Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me ndërmarrjen “Ibër Lepenc”, jemi të lumtur që edhe këtë vit po vazhdojmë marrëveshjen e cila siguron mbulimin e 50% të kostos së ujitjes për tokat bujqësore”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se vazhdimin edhe për këtë vit të këtij bashkëpunimi e zyrtarizuam sot bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.

“Komuna jonë në vazhdimësi do të angazhohet në përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural”, ka thënë ai. /Telegrafi/