Komuna e Tetovës: Qeveria LSDM – BDI para zgjedhjeve po i partizon edhe më shumë institucionet
“Partizimi i të gjitha institucioneve nga Qeveria e LSDM – BDI po bëhet edhe më i fortë në prag të zgjedhjeve, dhe pushteti po tenton ta keqpërdor Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë për qëllime politike”. Kështu akuzoi Komuna e Tetovës qeverinë BDI-LSDM.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi, sot në konferencë për shtyp tha se MPB dhe ministri Oliver Spasovski, po përpiqet të jetë partiake në çdo nivel.
“Kjo shihet nga zgjedhja e shefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në rajonin e Tetovës. Sipas ligjit përkatës, për zgjedhjen e komandantit, ministri i propozon Këshillit të komunës tre emra dhe zgjedhja bëhet me votat e këshilltarëve, natyrisht të shumicës. Nga tre kandidatët e parë të propozuar nga ministri, këshilltarët e Këshillit të Komunës së Tetovës nuk kanë përkrahur asnjërin prej tyre. Sipas ligjit, ministri është i detyruar të propozojë tre emra të rinj. Por në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, sepse ka propozuar dy emra të rinj dhe ka ripropozuar njërin nga emrat e parë, i cili duket se është i afërt me ministrin apo partnerët nga BDI – LSDM, të cilët po mundohen që policinë e shtetit ta bëjnë polici familjare apo private”, tha Besar Durmishi.
Sipas Durmishit, pas kësaj shkelje ligjore nga ministri, është e kuptueshme që këshilltarët vështirë se do të mbështesin një person partiak, pasi policia siç thotë Durmishi, duhet të qëndrojë larg ngjyrave partiake dhe në asnjë moment nuk duhet të merren masa për abuzime të caktuara.
“Por të gjitha këto LSDM-BDI po i bën me qëllim, që zgjedhja e personit të parë të SPB Tetovë të dështojë për herë të dytë dhe pastaj për këtë ta vendosë Qeveria. Këto lojëra janë të njohura për opinionin, sepse në çdo qorrsokak që kanë, BDI dhe LSDM keqpërdorin institucionet shtetërore, duke i konsideruar si pronë private dhe duke u bërë sikur janë në oborrin e shtëpisë së tyre. Për të arritur qëllimin specifik që kanë, shkelin rëndë ligjet e vendit. Por shihet se kjo nuk i shqetëson aspak, sepse skandale dhe megaskandale që kanë bërë prej vitesh dhe po i bëjnë edhe tani. Dhe ata e dinë se kanë nevojë që policia të bëjë kërdinë në zgjedhje dhe të shantazhojë qytetarët për qëllime politike. Por kjo nuk do të lejohet. Si Këshill i Komunës dhe si Komunë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Tetovës, e jo vullnetin e LSDM-së dhe BDI-së për të përdorur forcën ndaj qytetarëve”, tha Durmishi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri