Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve për pacientët në institucionet shëndetësore lokale.

Sipas njoftimit, donacioni përfshin shtretër, joga ortopedike, karroca për pacientë si dhe pajisje të tjera ndihmëse, të cilat do të vendosen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantën e Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.


“Këto pajisje do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e Rahovecit. /Telegrafi/