LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 36° clearsky_day

Komuna e Prizrenit nis riparimin e shenjëzimit horizontal në rrugën unazore

Komuna e Prizrenit nis riparimin e shenjëzimit horizontal në rrugën unazore

Komuna e Prizrenit ka kontraktuar një operator për riparimin dhe vendosjen e shenjëzimit horizontal në unazën e parë të qytetit. Ky intervenim sipas zyrtarëve të lartë komunalë është më shumë i karakterit emergjent, shkaku i gjendjes aktuale të shenjëzimit në rrugën unazore.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka sqaruar për Telegrafin se ky dikaster përmes Zyrës së Prokurimit ka iniciuar procedurën e prokurimit për një kontratë kornizë 3 vjeçare për shenjëzimin horizontal dhe vertikal në rrugët e Prizrenit, por se meqë kjo lëndë është në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit, është iniciuar tenderi me kuotim të çmimit.

“Derisa nuk të zhbllokohet lënda në OShP, kemi vendosur që të iniciojmë një procedurë të shpejtë të prokurimit në mënyrë që së paku në unazën e parë të qytetit të riparohet shenjëzimi horizontal”, ka thënë Lamaj.


Kohëve të fundit shenjëzimi horizontal ka qenë i zbehur përgjatë rrugës unazore, e në disa vende edhe vendkalimet për këmbësorët pothuajse janë bërë të padukshme. Ndërkohë probleme janë paraqitur edhe pas devijimit përkatësisht zgjerimit të rrugës te Kino Lumbardhi, ku shenjëzimi për shtegun e biçikletave ka mbetur joadekuat.

Në saje të kontratës me vlerë të ulët ka nisur intervenimi edhe në këtë pjesë, raporton Telegrafi.

Lidhur me këtë çështje, muaj më parë pati reaguar edhe OJQ “EC Ma Ndryshe” duke shprehur qëndrimin se shenjëzimi horizontal i zbehur përgjatë rrugës unazore rrezikon këmbësorët dhe çiklistët në Prizren.

“Kryerja e punëve në mënyrë jo cilësore ka bërë që ky shenjëzim të shlyhet në shumë pika dhe të sfidojë qarkullimin e këmbësorëve dhe çiklistëve në rrugën unazore”, thuhej në reagimin e kësaj organizate, e cila i pat bërë thirrje organeve komunale që të marrin masa të menjëhershme për të evituar lëshimet në këtë aspekt.

“Gjithashtu i bën thirrje organeve komunale që projektet e kësaj natyre të zbatohen me cilësi të duhur për të pasur qëndrueshmëri dhe për të shmangur rrezikun për qytetarët, gjithnjë duke pasur parasysh kujdesin për shpenzimin e parasë publike”, thuhej në reagim. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend

Më shumë
Ndërpreu pushimet me të dashurën dhe babai i tij udhëtoi gjashtë orë kot për t’i sjell këpucët sportive - nuk luajti asnjë minutë në Euro 2024

Ndërpreu pushimet me të dashurën dhe babai i tij udhëtoi gjashtë orë kot për t’i sjell këpucët sportive - nuk luajti asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Regjistrimi i popullsisë - këto janë nëntë komunat me rritje të banorëve

Regjistrimi i popullsisë - këto janë nëntë komunat me rritje të banorëve

Peja
Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Lajme
Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Pesë qytetet me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

Lajme
Ky është qytetari që qëlloi më për së afërmi numrin e banorëve në Kosovë, shpërblehet me 10 mijë euro

Ky është qytetari që qëlloi më për së afërmi numrin e banorëve në Kosovë, shpërblehet me 10 mijë euro

Lajme
Pse duhet të vendosni një monedhë në frigorifer sa herë largoheni nga shtëpia? Njerëzit u shokuan kur e mësuan arsyen

Pse duhet të vendosni një monedhë në frigorifer sa herë largoheni nga shtëpia? Njerëzit u shokuan kur e mësuan arsyen

A e dini se...
Kalo në kategori