LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -6° clearsky_night

Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën “CARE”

Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën “CARE”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Organizatës “CARE”, Egzon Gërxhaliu për zbatimin e projektit “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes” përgjatë vitit 2025-2026.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e kapaciteteve të grave në bujqësi dhe pajisjen e tyre me pajisje prodhuese të modernizuara.

Ndërsa, objektivi i projektit është të kontribuojë në një zhvillim socio-ekonomik më gjithëpërfshirës gjinor në zonat rurale, përmirësimin e konkurrencës së agrobizneseve të tyre duke mundësuar një mjedis të favorshëm për zhvillim socio-ekonomik, etj.


“Marrëveshja do të përqendrohet në investimet e sektorëve më fitimprurës të bujqësisë si ngritja e serave të vogla për kultivimin e perimeve, pajisjet për bletari, makineri të vogla bujqësore dhe pajisje qumështi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Bulliqi falënderoi përfaqësuesit e Organizatës “CARE” për këtë marrëveshje dhe tha se ndihma e komunës për sektorin e bujqësisë e veçmas për gratë që merren me agrobiznes nuk do të mungojë asnjëherë.

Vlera e mbështetjes së grave në formë paisjesh përmes pakove të ndryshme të granteve do të jetë deri në 11, 200 euro nga CARE, ndërsa Komuna do të participojë me 8000 euro.

Në kuadër të marrëveshjes gjithashtu përfshihen organizimi i trajnimeve, këshillave dhe monitorimeve të rregullta tek përfituesit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori