Komuna e Malishevës u kërkon qytetarëve të paguajnë tatimin në pronë deri më 31 dhjetor 2025

Drejtoria e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Malishevës ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë realizuar pagesën e tatimit në pronë për vitin 2025, që ta bëjnë këtë obligim brenda afatit ligjor – deri më 31 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi është shmangia e llogaritjes së gjobave dhe interesit për vitin 2026, të cilat do të aplikohen automatikisht nëse pagesa nuk kryhet në kohë.
Në rast të vonesave, parashihet zbatimi i këtyre masave ndëshkuese:
Gjobë prej 10% mbi shumën e tatimit të papaguar;
Interes mujor prej 0.65% mbi shumën e mbetur të papaguar.
Drejtoria ka ftuar qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
Njoftimi është lëshuar më 4 dhjetor 2025, nga Zyra e Tatimit në Pronë e Komunës së Malishevës. /Telegrafi/



































