LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës, i bën tri familje me shtëpi për banim

Komuna e Malishevës, i bën tri familje me shtëpi për banim

Të enjten, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është bërë dorëzimi i çelësave së shtëpive për tri familje.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës, duke theksuar se i pari i kësaj komune i ka uruar tri familjet për shtëpitë e reja.


“Çdo shtëpi e re dhe sigurimi i banimit për secilin banorë të komunës sonë, na gëzon edhe neve, pavarësisht nëse e ndërton komuna, apo ndërtohen përmes donacioneve, pasi me rëndësi është sigurimi i banimit për  të gjitha ato familje që kanë nevojë”, tha Begaj.

Sipas tij, këto shtëpi janë në mesin e 13 shtëpive që kanë ndërtuar këtë vit, ku përmes këtyre investimeve po ju sigurojmë banimin për këto familje dhe në të njëjtën kohë edhe po ju ndihmojmë edhe në krijimin e kushteve më të mira për jetë.

“Krahas këtyre investimeve, jemi duke ndërtuar edhe qendrën e banimit social, ku mbi dyzetë familje tjera do të jenë përfitues dhe besoj që përfundimisht do të zgjidhet problemi i banimit për shumicën e rasteve që kanë nevojë për banim”, ka theksuar Begaj, me rastin e përurimit të tri shtëpive në tri fshatra të Komunës së Malishevës.

Ndryshe, me shtëpi të re janë bërë familjet e Hamëz Halilajt nga Llapçeva,  Jakup Berishës nga Berisha dhe Muhamet Morina nga Drenoci (i cili jeton i vetëm), ndërsa ndërtimi i shtëpive për këto familje është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori