LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

Komuna e Gjilanit shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019.

Në këtë mënyrë, Gjilani zë vendin e tretë ne nivel të Kosovës për shumën më të madhe të grantit të fituar.


Kreu i Komunës, Lutfi Haziri ka përgëzuar ekipin e madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin dhe profesionalizimin e madh që kanë treguar në këtë aspekt.

“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MPL dhe partnerët: SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh në kuadër të SMPK-së, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës, asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori