LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit po i bënë vlerësimet për dëmet e pandemisë në ekonomi

Komuna e Gjilanit po i bënë vlerësimet për dëmet e pandemisë në ekonomi

Një ekip nga Komuna e Gjilanit që përfshinë edhe institucionet regjionale është duke i bërë vlerësimet për dëmet që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Ekipi i prinë Valbona Tahiri, drejtoreshë e DZHE, derisa pjesë e tij janë edhe Ibrahim Tahiri, drejtor regjional i Odës Ekonomike, drejtori i Qendrës për Punësim, Xhevat Aliu, drejtori ekzekutiv i AZHR-lindje, Agim Zeka dhe ai i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani.

“Përpos parandalimit të përhapjes së virusit, jemi angazhuar edhe në parandalimin e dëmeve në ekonomi. Përkundër efekteve që i ka lënë pandemia, bashkarisht do të koordinohemi për mënyrën se si t’i rikthejmë kapacitetet e plota, duke përfshirë shërbimet dhe sektorët tjerë që janë prekur”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë konferencës për media.


Tahiri ka thënë se pandemia, përpos krizës shëndetësore, ka shkaktuar edhe krizë ekonomike.

“Janë goditur sektorët kyq të ekonomisë duke filluar nga transporti, shërbimet, prodhimi, hoteleria e gastronomia”, ka thënë ajo, duke shtuar se ekipi komunal ka përgatitur një pyetësor, përmes të cilit synojnë ta bëjnë vlerësimin e dëmeve.

Zeka ka inkurajuar bizneset që të ndajnë pak kohë për ta plotësuar këtë pyetësor pasi afati i fundit është deri më 20 maj, për të marrë sa më shumë të dhëna, për ta pasur një raport për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Tahiri ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin e bizneset, duke shtuar se të dhënat që i marrin nga ta, janë shqetësuese për afarizmin e komunitetit të biznesit.

Xhevat Aliupohoi se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë kanë pasur efekt edhe tek fuqia punëtore.

“Prej fillimit të prillit, është rritur numri i të papunëve në zyrën e punësimit. Rreth 3400 aplikacione janë shqyrtuar dhe vënë në sistem, të cilat aplikacione janë bërë për pakon 15 të ndihmave në formën e asistencës sociale për familjet”, ka thënë Aliu.

Në fund, drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka bërë të ditur se dëmet në këtë sektor kryesisht janë në perimkulturë, përkatësisht në prodhimtarinë e ambienteve të mbrojtura.

Ndryshe, pas pyetësorit i cili do të publikohet sot në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit dhe që përfundon më 20 maj, do të dilet me pakon e masave mbështetëse ndaj sektorit të ekonomisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori