Komuna e Ferizajt nis rregullimin e oborreve të shkollave

Komuna e Ferizajt ka nisur një projekt për rregullimin e oborreve të shkollave pasi që shumë prej tyre nuk kanë rrethoja mbrojtëse, nuk kanë gjelbërim, drunjë dekorativ e të tjera.
Për ta përmirësuar gjendjen komuna ka ndarë mijëra euro, që ende nuk janë bërë publike dhe pritet që ky projekt të përfundon deri në fund të vitit.
Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se deri më tash një pjesë e madhe e oborreve të shkollave janë rregulluar, ndërkohë së fundi kanë nisur edhe me një projekt të ri për disa shkolla.
Sipas Llabjani ky projekt përfshin rregullimin e oborreve duke u nisur nga rrethoja, gjelbërimi, ulëset, drunjtë dekorativ e të tjera.
“Në vazhden e investimeve për rregullimin e oborreve të shkollave, për të krijuar mjedis se më miqësorë e tërheqës, DKA së fundimi ka investuar në hapësirat e SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj, për të vazhduar me këto investime edhe në shkolla tjera të qytetit dhe fshatrave në komunën tonë”, ka thënë midis të tjerash Llabjani./Telegrafi/




















































