LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Aerodromit shpërndanë fletushka vetëdijësimi për zjarret

Komuna e Aerodromit shpërndanë fletushka vetëdijësimi për zjarret

Komuna Aerodrom ka filluar fushatën e vetëdijësimit të qytetarëve të saj për mbrojtje nga zjarret, duke shpërndarë fletushka të përgatitura për këtë qëllim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fletushka përmban masa edukative për mbrojtje dhe udhëzime se si të veprohet në rast të shpërthimit të zjarrit, në këtë periudhë të festave, kur ndizet dru dushku, si pjesë e ceremonisë festive. Në fushatë është përfshirë ekipi i zjarrfikësve.