LAJMI I FUNDIT:

Komuna Aerodrom: Qeveria pengon ndërtimin e kopshteve për fëmijët

Komuna Aerodrom: Qeveria pengon ndërtimin e kopshteve për fëmijët

Komuna Aerodrom akuzon qeverinë se pengon ndërtimin e kopshtit të ri “Bumbara” në Novo Lisiçe. Nga komuna thonë se më shumë se një muaj qeveria refuzon ta vendosë në rend dite pikën për ndarjen e tokës në të cilën do të ndërtohet kjo çerdhe.

“Me shtyrjen e pikës për miratimin e tokës në të cilën duhet të ndërtohet çerdhja bashkëkohore, qeveria bën pengesa direkte mbi punën e Komunës Aerodrom. Komuna është e gatshme për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e re për më shumë se 250 fëmijë, për të cilën janë siguruar mjete prej 30 milionë denarë”, thonë nga komuna, njoftonTelegrafi Maqedoni.


Ata gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë që ta vendosë në rend dite çështjen e çerdhes dhe të lejojë të ndërtohet ajo, që sipas komunës do të përmbush nevojat e fëmijëve dhe prindërve të tyre./Telegrafi/