LAJMI I FUNDIT:

Komuna Aerodrom përfshihet në planin aksional për mjedisin jetësor

Komuna Aerodrom përfshihet në planin aksional për mjedisin jetësor

Komuna e Aerodromit do të përgatitë plan aksional për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, komuna në fjalë është njëra nga gjashtë komunat e përzgjedhura për një plan të këtillë, kurse organizator i aktivitetit është Qendra për ndryshime klimatike.


Sipas komunës, plani aksional do të përpilohet së bashku me organizatat qytetare që janë aktive në këtë komunë dhe duhet të mundësojë bashkëpunim më të madh ndërmjet komunës dhe opinionit publik, përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që ndërlidhen me mjedisin jetësor./Telegrafi/