Komplimente që mund të lëndojnë: Edhe pse i thoni me qëllimet më të mira, ato nuk do të kuptohen edhe aq mirë

Komplimentet janë gjeste të mrekullueshme dashamirësie dhe me fjalë lavdëruese mund t’ia ndreqni vërtet ditën dikujt dhe t’i bëni ata të ndihen mirë
Megjithatë, është e rëndësishme që komplimentet të përdoren me maturi, sepse nëse nuk thuhen në mënyrën e duhur, mund të lëndojnë ndonjë person.
Telegrafi përcjell katër komplimente që nuk duhet t’u jepni njerëzve të tjerë:
1. “Sa peshë keni humbur”
Këngëtarja Adele ka komentuar së fundmi komentet që ka marrë pasi humbi kilogramët e tepërt. “Dukesh e mrekullueshme, ke humbur kaq shumë peshë”; “Gjithmonë ke pasur tipare të bukura, por dhe tani dukesh shumë mirë” – këto janë vetëm disa nga vlerësimet që këngëtarja mori nga të gjitha anët. Megjithatë, këto fjalë e nxisin një person të pyesë nëse dukej kaq keq më parë, nëse komplimentet që merrte ishin gënjeshtra dhe nëse ai tani vlen më shumë në sytë e tyre vetëm sepse në peshore tregon një numër më të vogël kilogramësh?
Ne nuk e dimë se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, kështu që nuk është e drejtë të komentojmë – nëse ai ka shtuar apo ka humbur peshë. Nuk kemi asnjë mënyrë për të hamendësuar pse ka një problem me peshën, me çfarë po merret personi kur bëhet fjalë për shëndetin (fizik apo emocional) dhe nuk e dimë se çfarë ndikimi kanë fjalët tek personi që është subjekt i hetimit tonë subjektiv.
2. “Dukesh shumë mirë për moshën tënde”
Një kompliment që është kushtëzuar me kohë. Sikur të keni një datë skadence në ballë, edhe pse me qëllime të mira, ky kompliment e kufizon bukurinë me kalimin e viteve. Nëse dëshironi që personi tjetër të marrë një falënderim të sinqertë nga ju, thjesht thoni se “duken mirë”.
3. “Dukesh më mirë se…”
Çdo kompliment që nis me një krahasim është i kotë. Qoftë nëse e krahason një person me veten tende nga më parë apo e krahason me një person tjetër. Nëse përmend një person tjetër në kompliment, të lë përshtypjen se duhet të përpiqemi shumë dhe të konkurrojmë me të tjerët për t’u pranuar. Një nga emocionet më toksike mund të vërehet në këtë – zilia.
4. “Ke një buzëqeshje kaq të bukur, përdore më shpesh”
Të gjithë kanë ditë të këqija dhe askush nuk duhet ta detyrojë veten të buzëqeshë kur nuk i pëlqen. Nëse nuk dini çfarë të thoni kur dikush e ka të vështirë, pyesni nëse është në rregull ose çfarë mund të bëni për të ndihmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania