LAJMI I FUNDIT:

Kompleksi turistik “Rajska Banja”, dikur strehë terroristësh dhe pikë luftimi më 24 shtator

Kompleksi turistik “Rajska Banja”, dikur strehë terroristësh dhe pikë luftimi më 24 shtator

Kompleksi turistik “Rajska Banja” që dje (e martë) u mor nën kontrollin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, deri vonë ka qenë strehë e terroristëve të pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, kurse drejtori i saj, Marko Saviq, ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Këtë konstatim Kosovapress e ka mësuar nga të dhënat e komunitetit të inteligjencës në Kosovë.


Kosovapress ka siguruar fotografi të Marko Saviqit, i cili shihet së bashku me terroristët Vladimir Radivojeviq – Mami (bashkëpunëtor i afërt i Milan Radoicic) dhe Uglesa Jarediq (shefi i truprojave të Radoiçiq). Radivojeviq, së bashku me Radoiçiq dhe 18 të tjerë, kanë hyrë në “red notice” të Interpolit. Fotografia është realizuar me 24 shtator 2023, ditën kur Serbia kishte organizuar sulm terrorist në fshatin Banjskë.

Kompleksi “Rajska Banja”, dikur ka qenë një banjë termale e Kosovës, kurse organet ilegale të Serbisë kanë provuar që ta përvetësojnë duke u përpjekur që të investojnë, gjoja në bashkëpunim me kishën ortodokse.

Mirëpo, sipas informacioneve që ka siguruar Kosovapress, pikërisht në bodrumin e këtij kompleksi, më 25 shtator, është gjendur një automjet i tipit “Opel” me armatim, i cili është konfiskuar nga Policia e Kosovës. Hapësirën e këtij kompleksi, serbët e kishin shfrytëzuar edhe për pozicionimin ndaj sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, kur u vra pjesëtari i Policisë Afrim Bunjaku.

APK merr në pronësi kompleksin “Rajska Banja”,në Banjskë të Zveçanit - asiston edhe policia
Lexo po ashtu APK merr në pronësi kompleksin “Rajska Banja”,në Banjskë të Zveçanit - asiston edhe policia

Para një viti, më 5 shtator 2022, kur në veri ishin ngritur barrikadat dhe ishte pamundësuar çdo qarkullim, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kishte vizituar “Rajska Banjën” së bashku me Petar Petkoviqin.

Të dhënat e Kosovapress tregojnë se ky kompleks turistik është udhëhequr nëpër periudha të ndryshme nga njerëz që kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë.

Danilo Delibasiq, që dikur ka qenë drejtor i këtij kompleksi, një kohë ka qenë edhe shefi i organizatës së shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës, e njohursi ‘Mbrojtja Civile’. Pikërisht, Delibasiq ka vozitur automjetin Audi A6 me targa BG 955 JM, i cili më 23 qershor 2023 është kapur me një sasi shumë të madhe armatimi në Zveçan.

Të dhënat thonë se, si rrallëherë një objekt i tillë ka qenë i lidhur me terroristët serbë. Edhe njëri nga terroristët e arrestuar më 26 shtator, Dusan Maksimoviq, ka qenë punonjës i këtij kompleksi turistik.

Kosovapress kishte raportuar edhe më herët për përdorimin e këktij kompleksi nga terroristët serbë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori