Ndër vite Gjermania ka investuar triliona dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjurmët e ekonomisë gjermane janë kudo nëpër kontinent, por kufizimet e pandemisë në SHBA vazhdojnë të pengojnë udhëtimet e biznesit nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Kompanitë me pronësi gjermane shtrihen në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nga një vijë bregdetare në tjetrën, nga veriu në jug dhe pothuajse kudo tjetër. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, filialet amerikane të firmave gjermane punësojnë rreth 900 mijë punëtorë amerikanë.
Gjermania është një nga ofruesit më të mëdhenj të Investimeve të Huaja Direkte në Shtetet e Bashkuara. Marrëdhënia e biznesit gjermano-amerikan është një nga më të fortat dhe më të qëndrueshmet në botë. Por vendimi i administratës së presidentit Joe Biden për të rivendosur dhe për të vazhduar me kufizimet e rrepta pandemike të udhëtimit për qytetarët e Bashkimit Evropian është zhgënjyes për drejtuesit e biznesit gjerman.
Javën e kaluar, Shoqata e Industrisë së Inxhinierisë Mekanike Gjermane (VDMA), e cila përfaqëson industrinë e prodhimit të makinerive të vendit, i dërgoi një letër ambasadës së SHBA-së në Berlin, duke i kërkuar që të lejojë qytetarët gjermanë të udhëtojnë më lehtë përtej Atlantikut.
“Udhëtimet tregtare drejt SHBA-së duhet të mundësohen pa kufizime. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht po bllokon udhëtarët evropianë të bizneseve. Është e pakuptueshme që shtetet e Shengenit klasifikohen ende si zona me rrezik të lartë nga Shtetet e Bashkuara”, tha në një deklaratë për shtyp Ulrich Ackermann, specialisti i tregtisë së jashtme të VDMA-së.
Rregulla të ashpra për udhëtarët tregtarë
Në mars të vitit 2020, në fazat e hershme të pandemisë COVID-19, ish-presidenti Donald Trump vendosi kufizime për evropianët që udhëtonin drejt SHBA-së. Edhe pse ai i lehtësoi këto kufizime para se të largohej nga detyra, presidenti Joe Biden i rivendosi me shpejtësi.
BE kishte rregulla të ngjashme, por që nga mesi i qershorit të këtij viti, udhëtarët amerikanë kanë qenë në gjendje të udhëtojnë relativisht më lehtë në zonën Shengen, për shkak të niveleve të larta të vaksinimit dhe numrit të ulët të rasteve të infektimeve.
Gjithsesi ka përjashtime nga ky rregull. Qytetarët amerikanë dhe ata që kanë “Kartën e gjelbër”, mund të udhëtojnë. Të tjerët mund të aplikojnë nëse punojnë në zona që përfshijnë “infrastrukturë kritike” ose “aktivitet të rëndësishëm ekonomik”. Kërkesa të tilla mund të bëhen në ambasadat amerikane dhe zyrat konsullore jashtë vendit.
Megjithatë, sipas Ackermann, përjashtimi nuk ndihmon shumë. Ai thotë se zbatohet vetëm në “raste të jashtëzakonshme” dhe zakonisht nuk vlen për gjermanët që dëshirojnë të udhëtojnë për të takuar klientë ose për panaire tregtare.
Ai thotë se situata është më kritike për gjermanët (dhe qytetarët e tjerë të BE-së) me leje të përkohshme pune dhe të drejtash qëndrimi në SHBA, të njohur si mbajtës të vizave të punës jomigruese.
“Ata mund të aplikojnë për rregullat përjashtuese pasi hyjnë në Gjermani ose duhet të kenë qëndruar në një vend jo-Shengen për 14 ditë para se të kthehen”, tha ai.
Kjo do të thotë që një inxhinier gjerman që punon në një fabrikë makinash në SHBA, mund të kthehet në Gjermani, por rruga e kthimit do të ishte e gjatë, e komplikuar, e kushtueshme dhe e pasigurt. Shtuar kësaj situate edhe faktin se nuk ka përjashtime për njerëzit plotësisht të vaksinuar.
Humbjet e bizneseve të reja
Para pandemisë, fluturimet nga Gjermania drejt SHBA-së ishin të mbushura çdo ditë me udhëtarë biznesi: drejtues kompanishë që takonin klientët, ekspertë teknikë që vizitonin fabrikat, punëtorë që ktheheshin në shtëpi. Pandemia e dëmtoi këtë lëvizje intensive pasagjerësh mes dy vendeve, por fakti që edhe pas 18 muajsh udhëtime të tilla janë thuajse të ndaluara, është burim i një irritimi të madh.
“Kjo na pengon të bëjmë biznes ashtu siç jemi mësuar”, thotë Carl Martin Welcker, drejtor menaxhimi në Schütte, prodhues gjerman i veglave të makinave.
Firma ka selinë në Koln por operon edhe me një kompani gjigante në Jackson të Michiganit.
Ai i tha se kufizimet i goditën bizneset në mënyra të ndryshme: nga ekspertët që nuk ishin në gjendje të udhëtonin për të ndihmuar në çështje teknike, deri tek biznesi i ri që humbet mundësinë për të takuar personalisht klientët.
Thirrje Merkelit për të zgjidhur çështjen me Biden
Në kuadër të takimit të kancelares Angela Merkel me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, drejtuesit gjermanë të biznesit shpresojnë se kjo mund të marrë zgjidhje.
Gjermania është ende larg lehtësimit të kufizimeve.
Muajin e kaluar, Stavros Lambrinidis, diplomati i lartë i BE-së në Washington, tha se Brukseli po punonte shumë për të zgjidhur çështjen dhe tha se ishte gabim që udhëheqësit e biznesit evropian nuk mund të mbikëqyrnin personalisht investimet e tyre në SHBA.
Ai gjithashtu shtroi çështjen e evropianëve që punojnë legalisht në SHBA, të cilët nuk janë në gjendje të kthehen lehtësisht në vend, edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.
“Ne duhet të jemi në gjendje t’u japim sërish një shtysë të fortë ekonomive tona”, tha Lambrinidis në një aktivitet tregtar në Washington. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje