LAJMI I FUNDIT:

Kompania saudite e naftës Aramco për tre muaj fiton 42.4 miliardë dollarë

Kompania saudite e naftës Aramco për tre muaj fiton 42.4 miliardë dollarë

Kompania saudite e naftës Aramco njofton se për tre mujorin e tretë të viti 2022 ka fituar 42.4 miliardë dollarë, krahasuar me periudhën paraprake.

Sipas njoftimit, kjo vlerë është më e lartë për 39 për qind, e cila ka ardhur për shkak të çmimeve të larta të naftës.


Aramco njoftoi fitim neto prej 48 miliardë dollarë në periudhën prill-qershor 2022. Tërheq vëmendje që fitimi i tremujorit të tretë ishte fitimi neto i dytë më i madh që nga oferta publike (IPO) e kompanisë për shkak të çmimeve të larta të naftës.

Kompania në deklaratën e saj tha se, “fitimi neto prej 42.4 miliardë dollarësh ishte kryesisht i nxitur nga çmimet më të larta të naftës së papërpunuar dhe vëllimet e rritura”.

Shefi ekzekutiv i Aramcos, Amin Nasser theksoi se çmimet botërore të naftës bruto ndikohen nga pasiguria në lidhje me perspektivën e vazhdueshme ekonomike.

“Pikëpamja jonë afatgjatë është se kërkesa për naftë do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke pasur parasysh nevojën e botës për energji më të përballueshme dhe të besueshme”, tha Nasser.

Saudi Aramco do të paguajë 18.8 miliardë dollarë dividendë për aksionarët e saj, që është pagesa më e lartë në botë në këtë fushë. /Telegrafi/