LAJMI I FUNDIT:

Kompania ruse e naftës ‘Rosneft’ shënon humbje prej gati 1 miliard dollarë

Kompania ruse e naftës ‘Rosneft’ shënon humbje prej gati 1 miliard dollarë

Kompania ruse e naftës “Rosneft” deklaroi neto humbje prej 828 milionë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Siç bën të ditur kompania në deklaratën e saj të rezultateve financiare, rënia u shkaktua nga ndikimi negativ i luhatjeve të tregut të lidhura me shpërthimin e ri të pandemisë COVID-19 si dhe ndikimin negativ të faktorëve jomonetarë.

Neto të ardhurat e kompanisë që u atribuohen aksionerëve të “Rosneft” gjatë tremujorit arritën në 560 milionë euro.


Prodhimi i hidrokarbureve të kompanisë qëndroi në 4.9 milionë fuçi ekuivalent të naftës në ditë në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie prej 3 për qind krahasuar me tremujorin e dytë kur u prodhua 5.05 fuçi në ditë. /AA/