LAJMI I FUNDIT:

Kompania për kiosqe do të analizojë Marrëveshjen e Ohrit (Video)

Kompania për kiosqe do të analizojë Marrëveshjen e Ohrit (Video)

Deri më 21 janar pritet që Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova. Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t’i bëjë këto shërbime:

Dokumentacioni i tenderit


-Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
-Një konferencë ndërkombëtare
-Gjashtë analiza rajonale
-Hulumtim nacional të mendimit publik
-Strategji për kanale të reja të komunikimit dhe afirmimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, veprimtaria elementare e kompanisë së përzgjedhur megjithatë nuk është përpunimi i analizave, por tregtia dhe shitja me pakicë në kiosk. Duke pasur parasysh këto informacione, Alsat M kërkoi qëndrim zyrtar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë për disa çështje. Çfarë analiza tjera ka bërë kompania e përzgjedhur pasi ky ka qenë kusht në tender? Kur do të mbahet konferenca ndërkombëtare? Cilat analiza tashmë janë gati pasi afati përfundimtar skadon për dy javë?.
Asnjë përgjigje deri tani nga ky Institucion. Kjo përndryshe është analiza e tretë për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2013. Për të gjitha analizat, janë shpenzuar 285 mijë euro nga buxheti. Në fund, analizat u publikuan, por më pas nuk u mbajtën konferencat e paralajmëruara ndërkombëtare e as analizat nuk u shqyrtuan si dokument në seancë qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori