LAJMI I FUNDIT:

Kompania IMPACT sot ka prezantuar super produktet e reja nga brendi HIKVISION

Si kompani lidere tash e 7 vite në Kosovë për fushën e sigurisë, sot kompania IMPACT ka mbajtur një WORKSHOP me qëllim të prezantimit të produkteve më të reja nga partneri i tyre, HIKVISION.

Në këtë workshop, para një audience me numër të madh të mysafirëve e bashkëpunëtorëve, IMPACT së bashku me përfaqësues nga kompania HIKVISION, i kanë prezantuar produktet e reja, duke përfshirë kamerat e reja të sigurisë, video-intercomet, sistemet e alarmit, etj.

Gjatë një interviste për Telegrafin, Egzon Gashi nga kompania IMPACT është shprehur tejet i lumtur me organizimin e këtij workshopi, duke treguar se për shkak të partneritetit të mirë që kanë me tjerët, kanë vendosur që produktet t’ua prezantojnë gjerë e gjatë së bashku me përfaqësues vendor e ndërkombëtarë të kompanisë HIKVISION.

Në foto: Egzon Gashi nga kompania IMPACT

E si qershia mbi tortë, në fund të këtij workshopi, IMPACT së bashku me HIKVISION, secilit pjesëmarrës ia kanë dhuruar falas edhe nga një kamerë sigurie.

Përmes këtij workshopi, IMPACT ka dëshmuar se përtej suksesit si kompani lidere, po ashtu është edhe shumë e përgjegjshme ndaj partnerëve duke organizuar evente të tilla me qëllim të rritjes së transparencës dhe njoftimit të produkteve të suksesshme.

Artikull i sponzorizuar