Komiteti Drejtues Ndërministror (KDNM), konfirmon se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.
“Si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000 euro).
Veprimet juridike të ushtruara nga ana e Qeverisë janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP-së dhe të gjithë legjislacionin përkatës. Edhe pse ky nuk është rezultati i preferuar i përfundimit të procesit të Marrëveshjes së PPP, është e nevojshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të minimizuar rreziqet financiare që lidhen me zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.
Edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin e saj të palëkundur për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi qe do të zhvillohet me procedura tjera. Projekti mbetet një projekt me rëndësi strategjike për Kosovën dhe komunitetin lokal dhe Qeveria është e bindur se një qendër turistike e klasit botëror do të zhvillohet nga investitorë, zhvillues dhe operues të njohur ndërkombëtarë në një të ardhme të afërt.
Qeveria e Republikës së Kosovës shfrytëzon rastin për të falënderuar konzorciumin e udhëhequr nga kompania franceze dhe partnerët e saj për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe dhe vitit të kaluar për të lëvizur projektin përpara. Edhe pse ato përpjekje nuk mjaftuan në përmbushjen e të gjitha kërkesave të përcaktuara në kontratë, Komiteti Drejtues Ndërministror i ka parasysh përpjekjet e rëndësishme të bëra për të avancuar këtë projekt nga kompanitë MDP, POMA dhe kompani të tjera franceze dhe turke që ta bëjnë ketë projekt të suksesshëm. Ne jemi të bindur se Qeveria Republikës së Kosovës, bazuar në të gjitha këto përpjekje shumë shpejt do ta përmbushë premtimin për realizimin e suksesshëm të Projektit të Brezovicës”, thuhet në kumtesën e Komitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë