LAJMI I FUNDIT:

Kompania e miliarderit britanik Virgin Orbit do të ndërpres aktivitetin e saj

Kompania e miliarderit britanik Virgin Orbit do të ndërpres aktivitetin e saj

Kompania Virgin Orbit e miliarderit britanik Richard Branson do të ndërpresë aktivitetin pas shitjes së aseteve të saj.

Në njoftimin e publikuar në faqen e kësaj kompanie, menaxhmenti ka falënderuar të gjithë punonjësit, investitorët, partnerët dhe klientët.


Virgin pati vështirësi në muajin janar kur dështoi të lëshonte një satelit nga Britania e Madhe, raporton BBC.

Në mes të muajit mars, u bë e ditur se kjo kompani kishte pezulluar punën dhe kishte dërguar shumicën e punonjësve të saj në pushim pa pagesë.

Virgin Orbit u përpoq të gjente fonde dhe kur kjo dështoi, ajo paraqiti falimentimin në muajin prill. /Telegrafi/