Kompania CrowdStrike e cila shkaktoi ndërprerjen globale të rrjetit paditet nga aksionerët e saj

Kompani në qendër të ndërprerjes globale të IT muajin e kaluar është paditur nga disa prej aksionerëve të saj.
Avokatët pretendojnë se kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike ka mashtruar investitorët duke fshehur të metat me testimin e softuerit të saj.
Bëhet e ditur se padia vjen pasi një përditësim i softuerit nga kompania shkaktoi ndërprerjen e më shumë se 8 milionë kompjuterëve më 19 korrik.
Gjithashtu, përditësimi goditi edhe mijëra biznese në mbarë botën, duke ndërprerë aeroportet, bankat, spitalet dhe transmetuesit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Shefi i CrowdStrike, George Kurtz, u kërkoi falje të prekurve nga përditësimi dhe fajësoi një “bug softueri”, por pranoi se do të duhet “pak kohë” për të rregulluar plotësisht problemet.
Siç raportohet, padia e cila është ngritur në Austin, Teksas, pretendon se garancitë e kompanisë për teknologjinë e saj ishin materialisht të rreme dhe mashtruese.
Ajo vë në dukje se çmimi i aksioneve të CrowdStrike ra për 32% rreth 12 ditë pas ndërprerjes globale, duke larguar 25 miliardë dollarë të vlerës së saj të tregut.
Ankesa ligjore citon deklaratat e Kurtz gjatë një konference në mars, në të cilën ai e përshkroi softuerin e kompanisë si “të vlefshëm, të testuar dhe të çertifikuar”.
Ndërkohë, një zëdhënës i CrowdStrike, tha: “Ne besojmë se këtij rasti i mungon merita dhe ne do ta mbrojmë me forcë kompaninë”.
Padia, e udhëhequr nga Shoqata e Pensionistëve të Qarkut Plymouth në Massachusetts, kërkon dëme të paspecifikuara për ata që ishin aksionerë në kompani midis 29 nëntorit të vitit të kaluar dhe 29 korrikut.
Ndryshe, kompania mund të përballet me padi të mëtejshme për ndërprerjen.
Delta Air Lines është ndër ato që kanë thënë se po shqyrtojnë veprimet ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker