Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të veçanta mbeten të kufizuar në shoqëri
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë, lidhur me avancimin e jetës së personave me pengesa dhe realizimin e të drejtave të tyre, vlerëson se Maqedonia ka bërë më së shumti në procesin e deinstitucionalizimit, por se edhe krahas të gjitha këtyre angazhimeve, edhe më tej mbetet problemi me qasjen, i cili e pengon lëvizjen e përditshme dhe jetesën e këtij grupi të njerëzve.
“Procesi i deinstitucionalizimit në vitin 2018 e ka pasur zhvillimin më të madh të tij , duke filluar nga përgatitja inkluzive, por edhe miratimi i Strategjisë së re kombëtare për deinstitucionalizim 2018-2027 “Timjanik” dhe Planin e saj të Veprimit, me të cilat jetesa institucionale më në fund do të fillojë ta përjetojë transformimin ndaj serviseve sociale në bashkësinë lokale. Me këtë filloi braktisja graduale të jetesës institucionale dhe transformimit të një pjese të bonjakëve në shtëpitë e vogla grupore dhe familjet përkujdesëse. Komiteti i Helsinkit e ka përkrahur dhe do ta përkrah këtë proces edhe në të ardhmen si model më të mirë dhe më human”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në të shtohet se në pikëpamje të qasjes, edhe pse janë ndërmarrë hapa drejt rritjes së qasjes në qytetin e Shkupit, personat me pengesa nuk kanë përjetuar ndryshime të mëdha në pjesët tjera të shtetit.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se personat me pengesa mbeten të jetojnë në shoqëri plotë me barriera, në shmangien e të cilave duhet më aktivisht të punohet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre