LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit-Maqedoni: Qytetarëve të prekur nga zjarri t’ju ofrohet ndihmë

Komiteti i Helsinkit-Maqedoni: Qytetarëve të prekur nga zjarri t’ju ofrohet ndihmë

Institucionet urgjentisht t’i ndihmojnë qytetarët të cilët pësuan dëme nga zjarret, thonë nga Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Nga atje thonë që shteti duhet t’i vendosë në dispozicion kapacitetet e tij të strehimit, që me kohë të strehohen personat, vendbanimet e të cilëve janë djegur ose të cilat janë në afërsi të zjarreve, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me komunat, duhet t’iu ofrojë ndihmë të nevojshme financiare dhe psiko-sociale më të rrezikuarve nga zjarret.


Gjithashtu, pagesa e kompensimit adekuat për sanimin e dëmeve për objektet dhe tokat duhet të jetë me kohë, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.