LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit 2020

Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit 2020
Foto: Arkiv

Komisioni për Buxhet dhe Transfere është duke e mbajtur mbledhjen në të cilën po shqyrtohet Projektligji për rishikimin e Buxhetit për vitin 2020.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati për Telegrafin tha se, janë duke i shqyrtuar amendamentet.


“Jemi duke i shqyrtuar amendamentet”, tha Murati.

Ai shtoi se nuk dihet a mund të përfundojnë sot që Projektligji të kalon ne Kuvend në lexim të dytë.

“Varet a e përfundojmë sot”, tha shkurt ai.

Çfarë parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020?
Lexo po ashtu Çfarë parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020?

Po ashtu, nga votimi përfundimtar i këtij Projektligji varen edhe pagesat ndaj qytetarëve nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Ky Projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik me 67 vota për dhe një abstenim. /Telegrafi/