LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni për Legjislacion takon ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, diskutohet për Vetting

​Komisioni për Legjislacion takon ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, diskutohet për Vetting

Komisioni parlamentar për Legjislacion, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja, me të cilën bëhet e ditur se është diskutuar edhe për procesin e Vettingut.

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit, që kanë nisur edhe prej takimit të fundit të dy qeverive në Elbasan”.

“Sot, me Adnan Rrustemin, kryetarin e komisionit parlamentar të Ligjeve, diskutuam dhe ndamë përvojën e Vettingut, situatat, pengesat, problematikën. Kosova do të kalojë nga rruga ku eci Shqipëria. Unë shpresoj dhe uroj, që rruga e tyre të jetë më e shpejtë dhe më e shtruar, edhe duke u mbështetur në përvojën dhe eksperiencën tonë”, tha Manja.

Ministri Manja shprehu kënaqësinë që ky delegacion kishte në përbërje çdo forcë politike të Kosovës.

“Kjo më bën entuziast se Kosova nuk do të hasë aq pengesa e shkopinj nën rrota nga politika në udhëtimin e saj të reformës”, tha Manja.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori