LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë do të vendos për paraburgimin e deputetit Ljupço Dimovski

Kuvendi i Maqedonisë do të vendos për paraburgimin e deputetit Ljupço Dimovski

Siç njoftojnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, sot në ora 11:00, Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit në Kuvendin e Maqedonisë do të mbajë seancë në lidhje më kërkesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të deputetit Ljupço Dimovski.

“Kërkesë për aprovimin e paraburgimit për deputetin Ljupço Dimovski, parashtruar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Seksioni i krimit të organizuar dhe korrupsionit III. KOK – PP. nr.32/19 prej vitit 01.02.2019”, shkruajnë nga shërbimi kuvendar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.


30 ditë paraburgim për ish-funksionarët e Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni
Lexo po ashtu 30 ditë paraburgim për ish-funksionarët e Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni

Ljupço Dimovski është në mesin e të dyshuarve për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave dhe për shkak se është ende deputet, Dimovski nuk është marrë në pyetje.