LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Federal i Komunikimeve mund të ndalojë të gjitha blerjet e reja të pajisjeve të telekomit Huawei dhe ZTE

Komisioni Federal i Komunikimeve mund të ndalojë të gjitha blerjet e reja të pajisjeve të telekomit Huawei dhe ZTE

Qeveria amerikane është gati që t’i ndalojë të gjitha pajisjet e ardhshme të telekomit të prodhuara prej dy gjigantëve kinez të teknologjisë, Huawei dhe ZTE, nga tregu amerikan duke zgjeruar goditjen ndaj rreziqeve të perceptuara kundër sigurisë kombëtare nga Kina, kjo sipas një personi në dijeni me këtë çështje.

Kufizimet, të përshkruara në një draft urdhër nga Komisioni Federal i Komunikimeve, gjithashtu do të shënjestronte pajisjet e mbikëqyrjes me kamera nga tre kompani tjera kineze, Hytera, Hikvision dhe Dahua, tha personi në fjalë, duke shtuar se ky ndalim do të aplikohet vetëm tek produktet e reja të kompanive të cilat nuk kanë marrë autorizimin e pajisjeve nga Komisioni Federal i Komunikimeve, përcjell Telegrafi.


Një votim për aprovimin e masave pritet të ndodh para zgjedhjeve të nëntorit bëri të ditur burimi i CNN. Në lidhje me këtë draft urdhër fillimisht ishte raportuar nga Axios.

Në kërkesën e CNN për një koment në lidhje me rastin, një zyrtar i Komisionit e konfirmoj këtë propozim, dhe tha se nëse kjo aprovohet, ajo do të përditësojë ligjet e agjencisë që ka të bëjë me listën e ofruesve të saj që konsiderohen të jenë rreziqe të papranueshme të sigurisë kombëtare – dhe do të përmbushë mandatin e kongresit të agjencisë sipas Aktit të Pajisjeve të Sigurta të vitit 2021 .

Të gjitha pajisjet elektronike të cilat mund të emetojnë frekuenca të radios duhet të futen në procesin e autorizimit nga Komisioni Federal i Komunikimeve përpara se të mund të shiten në tregun amerikan. Procesi i themeluar prej kohësh ka për synim që t’i mbajë larg tregut amerikan pajisjet që mund të prodhojnë sinjale të dëmshme të interferencave.

Por nën këtë draft urdhër Komisioni Federal i Komunikimit mundet që për herë të parë ta aplikojë një interes për siguri kombëtare në procesin e autorizimit të pajisjeve, deklaroi tutje burimi i CNN.

“Komisioni Federal i Komunikimit mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duke u siguruar që pajisjet e pasigurta të komunikimit nuk do të autorizohen për përdorim brenda kufijve tonë, dhe ne si komision po vazhdojmë që të punojmë mbi të”, deklaroi gjatë javës së kaluar për CNN Business, Jessica Rosenworcel, kryetare e Komisionit Federal të Komunikimit.

Në një deklaratë të ndarë, komisionari republikan Brendan Carr tha: “Komisioni Federal i Komunikimit ka vendosur që Huawei, ZTE, dhe pajisje të njëjta si të këtyre kompanive paraqesin një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare. Kjo është arsyeja se pse unë kam nxitur komisionin që të ndalojë rishikimin dhe aprovimin e pajisjeve për përdorim në SHBA. Pres me padurim për ta arritur këtë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori