LAJMI I FUNDIT:

Komisioni evropian kërkon rregulla të reja për mediat

Komisioni evropian kërkon rregulla të reja për mediat

Ndryshimi i mënyrës së funksionimit të mediave kërkon edhe rregulla të reja. Me këtë arsyetim, Komisioni evropian propozon ndryshime të rregullimit audio-vizual, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me ndryshimet të cilat sot u prezantuan në agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizuale, vendoste përgjegjësia për platformën për këmbimin e videove, garantohet pavarësia e trupave rregullatorë për mediat, kërkohet emetim më i shpeshtë i pjesëve evropiane audio-vizuale dhe elasticitet më i madh për shpërndarësit audio. Një pjesë e obligimeve dhe rregullave pritet të lehtësohen me këto ndryshime.


Me këto ndryshime parashikohet që kufizimi për vendosjen e reklamave në filmat televiziv dhe lajmet të jetë njëherë në 20 minuta në vend se në 30 minuta siç ka qenë deri më tani.

Ndalesa për plasmanin e prodhimeve shfuqizohet, përpos në lajme, programet aktuale informative dhe programet për këshillime ose kritika, si dhe në programet për fëmijë.

Nga agjencia informuan se për shkak të mosrespektimit të ligjit, në tre muajt e fundit ata kanë shqiptuar 31 vërejtje për 19 radio-shpërndarës, dy vërejtje për dy publikues të mediave të shtypura dhe katër vendime për ç kyçje të shërbimeve programore.

Agjencia nuk do ti tërheq kallëzimet për kundërvajtje kundër tre televizioneve kombëtare, të ngritura për raportim të pa balancuar për zgjedhjet, të cilët nuk u mbajtën. Ata thonë se kallëzimet tashmë gjenden në gjykatë dhe prej atje pritet të deklarohen nëse do ti refuzojnë apo jo./Telegrafi/