LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Anti-korrupsion hapi procedura për Ramiz Merkon, Jovo Vangellovskin dhe drejtoren e Hematologjisë

Komisioni Anti-korrupsion hapi procedura për Ramiz Merkon, Jovo Vangellovskin dhe drejtoren e Hematologjisë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi procedura për keqpërdorimin e pozitës zyrtare te ushtruesja e detyrës së Hematologjisë, Irena Panovska, për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

Te rasti i Panovskës do të hetohet nëse janë shkelur ligjit gjatë procedurës së tenderit për furnizimin e barnave, tenderin e të cilit e fiton firma Dr. Panovski, pronari i të cilit është i ati i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komisioni Anti-korrupsion e hap lëndën pas zërave në opinion, informacione të publikuara në media, por edhe me paraqitje të një grupi të mjekëve. Sipas anti-korrupsionerëve, ka shumë parregullsi që duhet të hetohen. Te paraqitja që kanë dorëzuar një grup mjekës theksohet se Panovska avancon njerëz të saj në pozita udhëheqëse dhe se ka përkrahjen e ministrit Venko Filipçe dhe të ministres Radmilla Sheqerinska.

Kundër Ramiz Merkos është hapur procedurë për furnizimin e katër automjeteve në vlerë prej 114.000 euro. Do të hetohet nëse Ramiz Merko e ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë furnizimit dhe nevojës për furnizim të “Audi A6” në vlerë prej 67.000 euro në situatë kur komuna është në borxh dhe merr mjete nga Qeveria për t’i paguar borxhet e veta. Anti-korrupsionerët cituan shkrime në mediave në lidhje me rastin me blerjen e automjetit.

Për furnizimin e automjetet është hapur procedura edhe kundër kreut të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski. Komisioni Anti-korrupsion do të hetojë nëse Vangellovski e ka keqpërdorur pozitën e tij kur ka blerë “BMW-në” 40.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori