LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Ad hoc cakton dënime për Tv Sitel, Alfa dhe Nova

Komisioni Ad hoc cakton dënime për Tv Sitel, Alfa dhe Nova
Media News concept

Komisioni i Përkohshëm për monitorimin e informimit mediatik, me dy vota “për” dhe dy kundër, ka propozuar hapjen e procedurave të shkeljes kundër TV Sitel, Alfa dhe Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Komisionit, procedurat për TV Sitel dhe Nova janë për shkak të shkeljes së nenit 75, paragrafi 1, i cili rregullon balansimin e mbulimit, ndërsa procedura për TV Alfa do të iniciohet në bazë të Nenit 75, paragrafi B të ligjit. Dy anëtarët që kanë votuar kundër propozimeve kanë njoftuar dorëzimin mospajtues dhe vërejtjet e shprehura në lidhje me mospërputhjen të ligjit dhe metodologjisë së Agjencisë për Media.


Komisioni Ad hoc është i përkohshëm dhe do t’i monitorojë mediat, gjegjësisht mënyrën e informimit të mediave për tre muaj gjatë ciklit zgjedhor. /Telegrafi/