LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Nevojë emergjente për të përmirësuar situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara

KOMF: Nevojë emergjente për të përmirësuar situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, lansoi Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijës, i cili nxori në pah se si Kosova performon në më shumë se 600 indikatorë, të përshtatura nga lista zyrtare e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Kryeministri Isa Mustafa i cili ndër të tjera potencoi se Indeksi është një mjet i dobishëm, që siguron një qasje avokuese të bazuar tek provat në diskutimet e politikave; identifikon nevojat dhe mangësitë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve; krijon mundësi për krahasime brenda rajonit për qëllim avokimi dhe financimi; nxit përmbledhje të dhënash, si dhe unifikon përpjekjet mes sektorëve të ndryshëm në bazë të parimeve të përbashkëta.


Avokati i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se është shumë me rëndësi që ofrimi i evidencave të bazohet në indikatorë konkret për të matur të arriturat dhe zbrazëtirat në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kanë parë përmirësime në kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mendojnë se duhet të bëhet më shumë përmes alokimit të buxhetit adekuat për mbrojtjen e fëmijëve dhe krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets theksoi se çdo herë kur dështohet të mbrohet një fëmijë, dështon edhe shoqëria.

Ajo inkurajoi institucionet e Kosovës, që t’i ndërtojë kapacitetet e kërkuara, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, deklaroi se investimi në fëmijë, është investim në të ardhmen e Kosovës. Por sfidë sipas tij mbetet implementimi i kornizës ligjore ekzistuese.

Të gjeturat e Indeksit tregojnë që Kosova ka krijuar legjislacion të mirë për mbrojtjen e fëmijëve, por pikë të ulëta ka marrë në ofrimin e shërbimeve, kapaciteteve dhe llogaridhënies.

Të dhënat krahasimore në mes të shteteve tregojnë që Kosova duhet të ndërhyjë menjëherë në fushën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijët të cilët punojnë punë të rënda, ku Kosova radhitet në vendin e tetë nga nëntë shtetet ku është implementuar Indeksi sa i përket mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në vendin e pestë sa i përket mbrojtjes së fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

Indeksi njeh poashtu progresin e arritur në Kosovë sa i përket mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror.

Disa nga rekomandimet kryesore të Indeksit janë:

  • Adoptimi i standardeve financiare për të financuar në mënyrë të duhur shërbimet dhe për ti vënë në linjë me standardet e cilësisë. Pa standarde financiare të vendosura, është vështirë të sigurohet buxheti i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për shërbime.
  • Krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm, të pavarur për monitorim dhe inspektim për kontrollin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve private dhe publike dhe për administrimin e licencimit.
  • Krijimi i planit për financim të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve sociale në tërë Kosovën përmes krijimit të grantit specifik për shërbime sociale.
  • Mbledhja e të dhënave për të përcaktuar dominimin e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori