LAJMI I FUNDIT:

KOMF letër Kurtit, kërkon që mirëqenia sociale të hyjë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë

KOMF letër Kurtit, kërkon që mirëqenia sociale të hyjë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF përmes një letre i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar që mirëqenia dhe shërbimet sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë letër të KOMF thuhet se ata janë njoftuar nëpërmjet medieve, se me ndarjen e ministrive në kabinetin e ri qeveritar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është ndarë në disa ministri.


“Konsiderojmë që mirëqenia dhe shërbimet sociale duhet të jenë prioritet dhe një ndër shtyllat kryesore të programit të qeverisë. Prandaj kjo duhet të reflektohet edhe në ndarjen e ministrive. Konkretisht, propozimi i KOMF është që mirëqenia dhe shërbimet sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në letër.

Arsyet kryesore të këtij propozimi sipas KOMF shteti është përgjegjës për mirëqenien sociale, organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe të sigurojë që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim. Shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.

“Mirëqenia sociale mbetet një ndër sektorët më të pazhvilluar, neglizhuar dhe të pa prioritizuar në Kosovë. Të dhënat e fundit nga mjeti matës ndërkombëtar, Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve tregojnë një gjendje të rëndë të mirëqenies sociale në Kosovë. 17 % e popullsisë në Kosovë jetojnë në varfëri. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme për të mbajtur familjen. 61.4% e fëmijëve kanë pësuar nga dhuna psikologjike apo ndëshkimi ­fizik. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të ku­fizuara për­fitojnë nga shërbimet sociale dhe familjare. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror, viktima të abuzimit kanë nevojë për strehim dhe shërbime. Raportet nga institucionet dhe organizatat flasin për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste janë fatale për vet fëmijët. Poashtu, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike ka rënë nga mosha 21 në moshën 16 vjeç.

Sipas raporteve dhe studimeve në Kosovë, shërbimet mes sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale nuk janë të integruara. Duke parë rëndësinë e madhe për një sistem të integruar të shërbimeve, rekomandohet që shërbimet sociale dhe familjare të integrohen me shërbimet shëndetësore. Kjo mund të bëhet natyrshëm dhe shumë më lehtë nëse të dy këta sektorë funksionojnë nën një ministri. Kjo përkon edhe me organizimin e drejtorive në nivelin komunal, ku drejtoritë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale funksionojnë si një departament i vetëm.

Bazuar në shumicën e shteteve të BE-së, sektori i mirëqenies sociale reflektohet në kabinetin qeveritar si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim. Shembuj të tillë mund të merren në shtetet sikurse Gjermania, Franca, Zvicra, Suedia, Belgjika, Finlanda etj, të cilat kanë në qeveritë e tyre ministritë për shëndetësi dhe çështje sociale”, thuhet në letër.

KOMF ka kërkuar vëmendjen e Kryeministrit, që dikasteri i mbrojtjes dhe shërbimeve sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kjo për shkak të rëndësisë dhe nevojës për prioritizim dhe zhvillim të këtij sektori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori