LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Kosova të rrisë përpjekjet në mbrojtjen e fëmijëve

KOMF: Kosova të rrisë përpjekjet në mbrojtjen e fëmijëve

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve ka adresuar rekomandimet kryesore të dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës për fushat më kritike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Në njoftimin për media thuhet se indeksi ka vlerësuar pesë dimensione të veprimeve të Kosovës që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia.

Indeksi vë në pah se Kosova ka një boshllëk të madh mes legjislacionit të miratuar dhe zbatimit të tij.

“Tashmë Kosova duhet të zbatojë legjislacionin dhe të sigurojë burimet adekuate përmes së cilave do të fuqizojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Kosova duhet të bëjë investime financiare për të ndërtuar kapacitetet që do të mbyllnin hendekun midis legjislacionit dhe zbatimit të tij”, thuhet në njoftim.

KOMF më tej thekson fushat kritike të cilat Kosova ka treguar rezultate të dobëta dhe indeksi rekomandon që duhet të ndërmerren veprime urgjente janë: mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mbrojtja e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe mbrojtja e fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike.

“Presim që qeveria, komunat, donatorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të mund të përdorin rekomandimet nga Indeksi në rritjen e ofrimit të shërbimeve, kapacitetit institucional, koordinimit dhe llogaridhënies, për mbylljen e hendekut midis legjislacionit dhe zbatimit të tij”, thuhet në njoftim.

Këto janë rekomandimet e përgjithshme:

– Sigurimi i financimit të qëndrueshëm dhe adekuat për shërbimet sociale në Kosovë përmes ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal dhe krijimin e një Granti Specifik për Shërbime Sociale;

– Miratimi i standardeve financiare në harmoni me standardet e cilësisë;

– Operacionalizimi dhe fuqizimi i mekanizmave koordinues në nivel qendror si dhe shkrirja e mekanizmave koordinues për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal, në një mekanizëm;

– Krijimi i mekanizmave të jashtëm dhe të pavarur të inspektimit për të shqyrtuar cilësinë e shërbimeve të ofruara (private e publike) dhe për të administruar licencimin;

– Planifikimi dhe zbatimi i procesit të licencimit të detyrueshëm për shërbimet publike të ofruara nga QPS ose autoritetet e tjera publike;

– Sigurimi i proceseve për pjesëmarrjen e fëmijëve në çdo proces vendimmarrës për fëmijët;

– Hapja e një linje të re telefonike pa pagesë, të dizajnuar me dhe për fëmijët. Shërbimi duhet të pranojë telefonatat dhe të ofrojë mbështetje, këshillim për fëmijët në situata të dhunës, abuzimit, neglizhimit,     abuzimit me substanca narkotike, trafikimit dhe formave të tjera të shfrytëzimit;

– Hulumtimi dhe grumbullimi i të dhënave duhet të konsolidohen për të përcaktuar numrin e fëmijëve për secilën komunë, numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët e përfshirë në punë, fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori