LAJMI I FUNDIT:

Komentoi kundër Kosovës, ekstremisti francez me nënshtetësi serbe i suspendohet llogaria në Twitter

Komentoi kundër Kosovës, ekstremisti francez me nënshtetësi serbe i suspendohet llogaria në Twitter

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i cili është i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, siç duket kësaj here nuk ka kaluar mirë në rrjete sociale.

Gouillon që ka nënshtetësi serbe, e që mban detyrën e drejtorit të drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Regjion, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Serbisë, sot është suspenduar nga platforma sociale Twitter.


Sipas njoftimit të bërë nga ai vet në Facebook, tashmë llogaria me mbi 30 mijë ndjekës i është suspenduar përfundimisht, pasi ai kishte bërë një pretendim të rremë karshi vendit tonë.

Në mediat frënge, Arnaud Gouillon quhet edhe një anti-semit, anti-amerikan dhe anti-mysliman.

Që nga koha, kur vepron e jeton në Serbi, Gouillon ka krijuar raporte shumë të mira edhe me ambasadën e Federatës Ruse në Beograd.

Racisti e ekstremisti francez Arnaud Gouillon, emërohet nga Qeveria e Serbisë si udhëheqës i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën
Lexo po ashtu Racisti e ekstremisti francez Arnaud Gouillon, emërohet nga Qeveria e Serbisë si udhëheqës i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën

Gjithashtu, ai ka hapësirë të rezervuar në mediat ruse në Serbi, veçmas në Sputnik Serbia.

Në vitin 2012 ka qenë kandidat i së djathtës esktreme për President të Francës, në kuadër të Lëvizjes “Generation Identitaire”. Kjo lëvizje esktremiste franceze është pasardhëse e organizatës “Unity Radicale”, e cila kishte organizuar atentat ndaj ish-presidentit francez Jacques Chirac.

Gjatë fushatës elektorale për President të Frances, Gouillon kishte pasur si moto të zgjedhjeve konstatimin racist “Unë jam evropian, sepse flamuri im i parë është lëkura ime”.

Arnaud portretizohet në shtypin francez si “Kalë Troje” i së djathtës ekstreme në Serbi. Emisarët e tillë konsiderohen nga të gjitha think-tanket perëndimore si të dërguar nga Kremlini dhe shërbimet e inteligjenfës së Federatës së Rusisë.

Është themelues i organizatës së ashtuquajtur humanitare e cila merret me serbët e Kosovës. Bashkëthemelues i kësaj organizate “Solidaritete Kosovo” është edhe Nikola Mirkoviq, një opinionist i televizionit të Vladimir Putinit RT (Russia Today). Poashtu, këta njihen edhe përkrahjen e pushtimit të Krimesë ukrainase nga Rusia.

Dokumentari 'VIRUSSIA' – pjesa e katërt shfaq kryqëzatën ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor
Lexo po ashtu Dokumentari 'VIRUSSIA' – pjesa e katërt shfaq kryqëzatën ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor

Mirëpo, kjo konsiderohet vetëm një “mbulesë” e veprimtarisë së tij ultra-djathtiste. Në emër të “mbledhjes së fondeve financiare për serbët e Kosovës”, Gouillon ka kryer aktivitete raciste në Evropë, duke bërë thirrje nëpër konferenca sensibilizuese kundër hebrenjve, amerikanëve dhe myslimanëve.

Arnaud Gouillon është i martuar me një serbe.

Ish-presidenti serb Tomislav Nikoliq ia ka dhënë pasaportën serbe.

Ai përveç aspektit propagandistik e nxitjes së urrejtje për racizëm e fashizëm, ka organizuar në Paris edhe protesta kundër njohjes së Kosovës si shtet nga Franca.

Për aktivitetet armiqësore të Gouillon kundër Republikës së Kosovës, atij i është ndaluar hyrja në territorin e vendit tonë, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori