Sërish gjyqtarët në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kundërshtuar sot nga mbrojtja për qasjen e tyre në pyetje dhe ndaj dëshmitarëve.
Një situatë u pa sot, teksa gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, po e merrte në pyetje dëshmitarin Shukri Buja.
Me njëfarë nervoze që i vërehej qartë, Barthe po e pyeste Bujen për rolin e sektorit të zbulim kundër zbulimit në Zonën e Nerodimes, dhe kontaktet e mundshme të Elmi Reçicës, si shef i sektorit të zbulimit në këtë zonë, me Shtabin e Përgjithshëm.
Dëshmitari përgjigjej se nuk besonte dhe nuk e kishte për detyrë që Reçica të raportonte në Shtab të Përgjithshëm, por në zonën e vet, gjyqtari ia kthente sikur po e sheh këtë një supozim të deshmitarit dhe jo se besonte apo e dinte.
“Pra këtë përgjigje, dhe ju thjesht supozoni, pra ju thjesht supozoni që zoti Reçica nuk ka marrë asnjë urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm, po apo jo?”, pyeti gjyqtari.
Buja u përgjigj se bazuar në skemën organizative, ai ka marrë urdhra nga zona.
E gjyqtari sërish u ndal tek tendenca e tij për ta paraqitur si supozim këtë çfarë thoshte dëshmitari.
“Pra, ta marra për po, pra po, supozoni se nuk ka marrë asnjë urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm, thjesht supozoni”.
E këtu reagoi Rodney Dixon që është avokat i Kadri Veselit.
Ai shtoi se kjo çfarë po bën gjyqtari nuk është e përshtatshme.
“Komente të këtij lloji, që thjeshte po supozoni, dëshmitari nuk po jep përgjigjen të drejtpërdrejtë, nuk mendoj që është një koment që duhet ta bëjë trupi gjykues, nuk mendoj që janë të përshtatshme komentet”, tha Dixon.
Barthe u përgjigj se nuk bëri komente, dhe në këtë rast i doli në krah kryetari i panelit Charles Smith duke thënë se kundërshtimi i avokatit është i papershtatshem, duke thënë se gjykatësi ka të drejtë ta bëjë në këtë formë pyetjen.
Qasja e gjyqtarëve në këtë proces është kritikuar në vazhdimësi. Ata duken sikur mbajnë anën e prokurorisë dhe shpesh bëjnë pyetje spekulative apo të formës së komenteve. Madje janë kritikuar edhe se si ndërhyjnë shpesh në pyetjet e avokateve. Por, kritika më e madhe ndaj tyre është se vendosin të pranojnë prova që vijnë nga Serbia, apo prova që nuk kanë autenticitet./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet
Parlamenti Evropian debaton për sulmin terrorist në Zubin Potok, eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Diana i jep Arionit një informacion nga jashtë
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza