LAJMI I FUNDIT:

Kombinimet më të bukura afariste pranverore: Ideale për periudhë kalimtare, me to nuk do të gaboni!

Kombinimet më të bukura afariste pranverore: Ideale për periudhë kalimtare, me to nuk do të gaboni!

Uniforma e re për punë – xhaketa katrore sipër fustanit apo fundit. Bashkoni me çizmet e parapëlqyera

Shtoni pak ngjyrë gardërobës suaj në formë të pantallonave që bien në sy me bel të lartë dhe xhaketës e cila mund të kombinohet në mijëra mënyra, transmeton Telegrafi.


Bëni rroba të reja në atë mënyrë që të merrni pantallonat nga njëri model, ndërkaq xhaketën nga modeli tjetër. Lozni me dezenë dhe ngjyra.

Ende është kohë e ftohtë për të bartur fustanin tuaj të parapëlqyer pa mëngë? Nuk ka kurrfarë problemi! Vishni nën triko me fyt me mëngë këmishën e parapëlqyer apo body me mëngë të gjata.

Në mëngjes kur dilni nga shtëpia ende është ftohtë, mirëpo gjatë ditës moti ngrohet. Prandaj jeni e veshur me shtresa veshjesh të cilat, pos që janë praktike, mund të jenë edhe shumë moderne. Le t’ju jenë rroba qendrore trikoja me fyt dhe palltoja e mirë, e cila mund të shkojë me çdo kombinim.

Nëse kurseni, ndani pak para për esharpa moderne apo ndonjë shtojcë të ngjashme mode e cila çdo kombinimi të veshjeve do t’u ofrojë transformim të plotë. Zgjidhje ideale nëse nuk keni para të mjaftueshme që ta freskoni gardërobën.

Nëse tashmë posedoni këmishë të zakonshme ngjyrë të bardhë, kjo është e gjitha që ju nevojitet. Bashkojeni me pantallonat apo me fundin e parapëlqyer të gjatësisë mesatare. Visheni nën xhaketë apo kombinojeni me xhinse të hirta.

Moda e viteve ‘80 të shekullit të kaluar po kthehet me të madhe madje në formë të xhaketave glomaze. Kombinoni me pantallona, fund modern apo fustanin me ndonjë dezen.

Palltot për mot të ftohtë janë pjesë e pashmangshme e çdo kombinimi të modës. Gjithashtu ky model është një ndër pjesët e rrobave klasike të cilat kurrë nuk dalin nga moda. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është perfekt për kombinime veshjesh afariste.

/Telegrafi/