LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja më e ‘keqe’ në botë humbi sërish – ajo nuk ka fituar në 138 ndeshje radhazi

Kombëtarja më e ‘keqe’ në botë humbi sërish – ajo nuk ka fituar në 138 ndeshje radhazi

Kombëtarja e ishujve të Saint Kitts and Nevis mundën San Marinon me rezultat 3-1 në një ndeshje miqësore jashtë fushe.

Filippo Berardi i dha epërsinë San Marinos në minutën e 21-të nga penalltia, por mysafirët nga ishulli i Karaibeve përmbysën rezultatin me golat e Tyquan Terrell në minutën e 31-të, Andre Burley në minutën e 45-të dhe Harry Panayiotou në minutën e 49-të.

San Marino është kombëtarja e fundit, e 210-ta në renditjen e FIFA-s, ndërsa Saint Kitts dhe Nevis është në vendin e 147-të.


Përfaqësuesja evropiane kështu nuk arriti të thyente serinë e pabesueshme. Kjo ishte ndeshja e tij e 138-të pa fitore, dhe hera e fundit që ajo festoi ishte kundër Lihtenshtajnit (1-0) në prill 2004. Pra, gati 20 vjet më parë.

Inkurajuese për San Marinon, ku ka një numër futbollistësh jo profesionistë, është fakti se shënoi një gol për të katërtën ndeshje radhazi.

“Kombëtarja më e keqe” në botë shënoi kundër Danimarkës (1-2), Kazakistanit (1-3) dhe Finlandës (1-2) në kualifikueset për Kampionatin Evropian dhe tani ndaj një vendi ekzotik në një ndeshje miqësore. /Telegrafi/

https://twitter.com/scarletAudrey10/status/1770709923837489402

Në trend Sport

Më shumë
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi futet me të gjitha forcat përballë Atletico Madridit - formacionet zyrtare

Real Madridi futet me të gjitha forcat përballë Atletico Madridit - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori