Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulas, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t’iu përgjigjur çdo lloje dhune të mundshme.
Ai deklaroi se zgjidhja e problemeve duhet të bëhet me diplomaci duke i dhënë përparësi dialogut Kosovë-Serbi.
“Mandati i KFOR-it është i qartë, të mbajë mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, për të gjithë njerëzit e saj, pa marrë parasysh se nga vjen kërcënimi. Më lejoni t’u sigurojë se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, deklaroi ai, në një intervistë për RTK .
Komandanti i KFOR-it tha se tensionet në rajon janë rritur, pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj.
“Si pasojë, NATO-ja ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese. Tani po mbajmë më shumë aktivitete. Kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, deklaroi numri një i KFOR-it.
Ndërsa sa i përket pranisë së FSK-së në veri, ai tha se shkuarjen e FSK-së në veri të vendit, është çështje që është arritur me marrëveshjen e vitit 2013. Komandanti i KFOR-it tha se për këtë pikë Sekretari i Gjeneral i NATO-s ishte i qartë dhe kishte përsëritur edhe një herë se prania e FSK-së në veri duhet të bëhet me pëlqimin e KFOR-it.
Ai rikujtoi gjithashtu se NATO po shqyrton rritjen afatgjate të kontingjentit paqeruajtës në Kosovë.
“Jemi të pozicionuar në përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në mënyrë efektive”, deklaroi shefi i KFOR-it, gjenerali Ulutas, i cili përsëriti se “ka kontakte të rregullta bashkëpunimi me komandantin e Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha”.
Ai ka folur për situatën e sigurisë në rajon, për detyrat e KFOR-it, funksionimin mes KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si çelës në ruajtjen e sigurisë.
Komandanti i KFOR-it ka folur për detyrën të cilit i është ngarkuar në një situatë të tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku ndër të tjera ka folur për angazhimin me përkushtim si komandant i KFOR-it në Kosovë, në zbatimin e përditshëm të mandatit të KFOR-it nga OKB-ja për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i, sipas tij, ka dëshmuar vazhdimisht se është në gjendje të përshtatet ndaj sfidave të ndryshme. Lidhur me detyrat e KFOR-it, gjenerali turk tha se misioni i KFOR-it është i qartë, që vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë”, qartësoi ai.
Gjenerali Ulutas më tej theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar të ofrojë kornizën e sigurisë për dialogun ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës e Serbisë për të ecur përpara, sepse, sipas tij, është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.
Ndryshe, në Kosovë sot është vendosur batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky batalion është vendosur në kuadër të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles