Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ka thënë se sikur të mos ndërhynte KFOR-i “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”. Gjenerali italian foli edhe për gjendejn shëndetësore të ushtarëve të KFOR-it që pësuan lëndime gjatë konfrontimit me protestuesit e dhunshëm në Zveçan, të hënën e 29 majit.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” komandanti i KFOR-it ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën e banorëve serbë”, të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.
“Në sheshin në Zveçan ka pasur profesionistë të protestës të cilët me dashje kanë nxitur turmën”, ka thënë ai.
Duke folur për protestat ai ka arsyetuar ndërhyrjen e KFOR-it ndaj protestuesve të dhunshëm.
“Po të mos kishim ndërhyrë, tani do të mbanin zi për të vdekurit”, ka thënë gjenerali Ristuccia, transmeton Telegrafi.
“Kokëfortësia e autoriteteve vendore shqiptare për të mos vepruar sipas indikacioneve të marra nga partnerët ndërkombëtar, indikacione që shërbejnë për të lehtësuar dialogun veçanërisht pas progresit të bërë me marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër, ka dobësuar shumë ekuilibrin. Për të qenë edhe më i saktë, them se nëse nuk do ishim sot këtu, do të mbanim zi për qytetarë serbë apo policë shqiptarë. Kjo është për shkak se KFOR-i ndërhyri dhe arriti të rivendosë qetësinë”, tha gjenerali italian.
Ai foli edhe për ushtarët e KFOR-it që pësuan lëndime gjatë konfrontimit me protestuesit e dhunshëm.
“Siç e dini, tridhjetë ushtarë të KFOR-it, 19 hungarezë dhe 11 italianë, pësuan një sulm frikacak gueril urban të hënën më 29 maj. Jam shumë pranë tyre dhe familjeve të tyre. Nëntë nga italianët janë në strukturën spitalore të bazës Camp Villaggio Italia, një është i shtruar në një strukturë në Prishtinë dhe një tjetër në Shkup. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, do të shërohen shpejt”, ka thënë ai.
Duke folur për sulmin frikacak ndaj ushtarëve të KFOR-it gjenerali italian tregon se çfarë e nxiti atë dhe me çfarë u sulmuan.
“Fakti që pesëmbëdhjetë policë kosovarë kishin mbetur të bllokuar për orë të tëra brenda tre automjeteve të blinduara të rrethuar nga turma gjithnjë e më e trazuar. Protesta kishte dalë jashtë kontrollit të vetë demonstruesve serbë dhe po të kishte ndërhyrë policia kosovare situata do të përkeqësohej edhe më shumë. Ndaj ne ndërhymë, siç e kërkon rregullorja e angazhimit të mandatit tonë, për të lejuar largimin e tre automjeteve. Në atë moment njerëzit tanë u goditën nga bomba letre që përmbanin copa hekuri dhe gozhda, kokteje molotovi dhe madje edhe të shtëna nga armë zjarri. Tre ushtarë hungarezë janë goditur, por janë jashtë rrezikut”, tha ai.
Gjenarali Ristuccia ka komentuar edhe pretendimet e faqes izraelite “Terror alarm” që monitoron lëvizjet e grupeve terroriste dhe paraushtarake, e cila ka plasuar lajmin se pjesëtarët e Brigadës Wagner, mercenarët rusë të Prigozhinit, janë nisur për në Kosovë.
“Deri më sot nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre në këtë zonë. Shpesh këto janë lajme të prodhuara nga dezinformata dhe të pa verifikuara”, tha gjenerali italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës