LAJMI I FUNDIT:

Komandant Remi dhe përballjet e tij me drejtësinë

Komandant Remi dhe përballjet e tij me drejtësinë

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi është intervistuar edhe njëherë nga Gjykata Speciale, një natë më parë, me ç’rast është shoqëruar në bazën e EULEX në Fushë Kosovë, ku i është konfiskuar telefoni dhe më pas është liruar, por historia e tij e përballjeve me drejtësinë është e gjatë. Në OVL UÇK kritikojnë qasjen e Speciales

Remi ishte dënuar nga gjyqtarët e UNMIK-ut në vitin 2003, me 17 vjet burgim për krime lufte.  Bashkë me të, ishin dënuar edhe Nazif Mehmeti me 13 vjet, Latif Gashi 10 vjet dhe Naim Kadriu-Lumi 5 vjet me heqje lirie, i cili kishte vdekur në një aksident komunikacioni.


Por, këtë vendim e kishte prish Gjykata Supreme e Kosovës, në vitin 2005 duke e kthyer atë në rigjykim.

Procesi më pas kishte zgjatur deri në vitin 2013 kur Remi ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për torturimin e të burgosurve të luftës bashkë me Latif Gashin dhe Nazmi Mehmetin.

Në këtë vendim, “Remi” ishte dënuar me katër vjet burgim. Ky vendim atëbotë ishte apeluar në Gjykatën e Apelit, ndërsa në një vendim të vitit 2015, shkalla e dytë e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore.

Ata u shpallën fajtorë nën akuzat se kishin abuzuar fizikisht me civilët shqiptarë të Kosovës që pretendohej se mbaheshin të mbyllur në një qendër burgimi të UÇK-së në Llapashticë.

“Remi” ishte liruar me kusht më 14 korrik të vitit 2016.

Pas kësaj me themelimin e Gjykatës Speciale, kishin filluar edhe intervistimet nga atje.

Nga Janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u intervistuar ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit 2018 kurse ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Por kjo nuk ishte hera e fundit që Remi pati përballje me Specialen.

Po këtë vit, më  korrik të 2023-ës , Komandant Remi u ftua si dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ku u përgjigj për ditë me radhë para Dhomave të Specializuara.

E fundit ishte një natë më parë.  Komandant Remit në orët e vona, iu paraqiten edhe një herë hetuesit e Gjykatës Speciale, për ta dërguar në bazën e EULEXIT në Fushë Kosovë, ku sipas deklaratës së tij, i kishin konfiskuar telefonin dhe pas një kontrolle ishte liruar sërish.

Derisa saga e përballjes me Gjykatën Speciale të ish pjesëtarëve të UCK-së vazhdon, në Organizatën e Veteranëve të Luftës, po i kritikojnë fuqishëm këto veprime të Dhomave të Specializuara, dhe thonë se kanë qëllim frikësimin sidomos të figurave të UCK-së.

Teksa Faton Klinaku nga kjo organizatë vlerëson se edhe nëse intervistime të tilla ndodhin duhet të shoqërohen nga Policia e Kosovës.

Po këtë të mërkurë bëhet me dije se edhe Nait Hasani ish deputet dhe ish ambassador është intervistuar rreth tre orë nga EULEX-i dhe i është konfiskuar telefoni, për tu liruar më pas.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori