LAJMI I FUNDIT:

Komanda Rajonale e KFOR-it pret takimin e kryetarëve të komunave perëndimore të Kosovës

Komanda Rajonale e KFOR-it pret takimin e kryetarëve të komunave perëndimore të Kosovës

Në Camp Villaggio Italia takimi me kryetarët e komunave, këshilltarët dhe përfaqësuesit e minoriteteve

Është mbajtur sot në “Camp Villaggio Italia”, seli e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it , një takim i rëndësishëm ndërmjet kryetarëve të komunave, keshilltarëve dhe përfaqësuesve të minoriteteve të të 15 Komunave të Kosovës Perëndimore. Takimi u mbajt me qëllim të lehtësimit të diskutimit dhe dialogut ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në fushën e gjerë të përgjegjësisë së RC-W.


Të pranishëm ishin gjithashtu kryetari i komunës Akuila (Aquila), Pierluigi Biondi, qyteti ku është vendosur Regjimenti i 9-të Alpin, dhe Presidenti i seksionit Abruzzi të Shoqatës Kombëtare Alpine, Pietro D’Alfonso, për të finalizuar një projekt të planifikuar dhe të koordinuar nga Zyra e Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak i RC-W që konsiston në dhurimin e 38 defibrilatorëve të destinuar për shkollat ​​e mesme të ketyre komunave.

“KFOR-i është këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, multietnike dhe paqësore, dhe nën mandatin e tij, punon për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë rajonin, me synimin e përbashkët për të mbështetur një bashkëjetesë të qetë në mes të gjithë banorëve të Kosovës, duke e konsideruar diversitetin si shumëfishues të forcës”, kështu e filloi prezantimin, koloneli Mario Bozzi, Komandant i RC-W, duke u kërkuar të pranishmëve që të fillojnë një diskutim për disa çështje sociale, me referencë të veçantë për sigurinë, edukimin shkollor dhe shëndetin publik.

KFOR-i vepron nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Italia është kontribuesi më i madh midis 27 vendeve pjesëmarrëse në Mision, me personel nga të gjitha Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Komandës Operative të Samitit të Forcave të Përbashkëta (COVI).

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori