LAJMI I FUNDIT:

KOM: Kontesti i Kishës nuk zgjidhet lehtë

KOM: Kontesti i Kishës nuk zgjidhet lehtë

Mitropoliti i i Pllovdivit Nikollaj dhe mitropoliti i Starazagorës Kiprijan, janë pjesë e delegacionit që së bashku me kryetarin bullgar Rumen Radev i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoni. Mitropolitët do të marrin pjesë në drekën e Presidentit bullgar me Kryeministrin Zoran Zaev, dhe në të njëjtën tryezë do të jenë peshkopët maqedonas Klimenti dhe Ilarioni. Mitropoliti i Starazagorës Kiprijan është kryetar i Komisionit të Sinodit arkierik, që u formua pasi Kisha Ortodokse Maqedonse në nëntor kërkoi që Kisha Ortodokse Bullgare të jetë kisha nënë. Nga KOM-i thanë se nuk është planifikuar liturgji e përbashkët, por vizitën e mitropolitëve bullgarë e interpretojnë si një hap pozitiv.

”Me përfshirjen e Kishës Ortodokse Bullgare, çështja e KOM-it hapet në plan më të gjerë, para të gjitha kishave, dhe ky është një tregues i mjaftueshëm në cilin drejtim jemi duke ecur. Ne e dimë se nuk do të jetë lehtë, po të ishte ashtu kontesti nuk do zgjaste kaq kohë, por vetë ardhjen e konsiderojmë si një hap pozitiv” – tha Mitropolit Timotej, Zëdhënës i KOM.


Vizita e mitropolitëve, vjen me kërkesë të Presidentit Radev, që KOB të përfshihet në delegacionin shtetëror për ta vizituar Maqedoninë. Pas letrës nga KOM, kisha bullgare ka formuar Komisionin për këtë çështje dhe tha se përpara se të vendosë për ta pranuar KOM-in, si Kishë simotër do të ketë kontakte me katërmbëdhjetë kishat e tjera ortodokse. Deri më tani vetëm Kisha Ortodokse e Rusisë iu përgjigj KOB-it dhe atë se nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e kishave tjera. Gazetari dhe analisti fetar Branko Gjorgevski tha se me vizitën e mitropolitëve bullgarë, KOB demonstron vullnet të përfaqësimit të KOM-it, por beson se është koha për hapa konkretë.

”Afrohet koha kur Kisha Bullgare do të duhet përfundimisht të thotë nëse ajo me të vërtetë KOM-in e konsideron si kishë autoqefale e pavarur. Takimet që po bëhen tani nga kishat tjera ortodokse së shpejti do të përfundojnë. Kishat kryesore tashmë e treguan qëndrimin e tyre dhe kisha bullgare duhet të tregojë konkretisht si do ta trajtojë Kishën Ortodokse Maqedonase, apo nëse do të bëjë diçka individualisht dhe në mënyrë të pavarur nga kishat e tjera ortodokse, ose do ta pranojë pikëpamjen e tyre, se ne problemin duhet ta zgjidhim me Kishën Ortodokse Serbe” – u shpreh Branko Gjorgevski, analist fetar dhe gazetar.

Bota ortodokse ende nuk e njeh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë. KOM dhe Kisha Ortodokse e Serbisë kanë kontest me dekada, për shkak se pala serbe deri më tani ka ofruar vetëm një shkallë të autonomisë, dhe jo pavarësi të plotë të KOM-it. /Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori