LAJMI I FUNDIT:

Koloninë me buburreca të gjallë, e transportoi fshehurazi në aeroplan (Foto)

Koloninë me buburreca të gjallë, e transportoi fshehurazi në aeroplan (Foto)

Sigurimi i aeroportit në Shengdu të Kinës i kanë gjetur dhe konfiskuar një udhëtarit, koloninë e gjallë të buburrecave, që i kishte mbyllur në valixhe.

Derisa bagazhi po kalonte nëpër skanerë, brenda u pa një hije misterioze dhe kërkuan që ta hapin, transmeton Telegrafi.


Kolonia që iu gjet në valixhe

Ai pretendonte se këto insekte kanë efekt të madh mjekësor dhe dëshironte t’i përdorte për të krijuar një bar kundër dhimbjeve.

Këtë koloni që peshonte 4.4 kilogramë, ai e kishte marrë në Addis Aba të Etiopisë, prej nga kishte udhëtuar me aeroplan pa u vërejtur.

Buburrecat e gjallë

Megjithëse masa i është konfiskuar, ai është lënë i lirë, pasi nuk parashihet ndonjë dënim për këtë lloj transporti. Paraprakisht, ai është dashur të deklaronte se çfarë ka në valixhe.

Në anën tjetër, buburrecat që iu gjetën, përdoren për të bërë një lloj vere, që është shumë e efektshme, te personat që vuajnë nga artriti. /Telegrafi/