LAJMI I FUNDIT:

Kolonia nomade e fotografisë sociale

Kolonia nomade e fotografisë sociale

Pressura është koloni nomade artistësh, dedikuar fotografisë sociale. Cak ka të gjitha trevat shqiptare, por ka synime shumë më të gjëra, duke kërkuar të bëhet një lëvizje e mirëfilltë artistike dhe etike. Thirrja për pjesëmarrje ka filluar më 23 qershor, ndërsa mbyllet më 15 korrik 2023.

Pressura zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal Smart Balkans – Shoqëria Civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijojë një ambient jo vetëm me karakter formativ, por edhe të favorizojë shkëmbimin kulturor dhe profesional mes fotografëve, të forcojë shpirtin kritik të tyre, të ndihmojë këtë klasë profesionistësh të orientohen drejt fotografisë sociale – si sensibilitet artistik dhe një qëndrim drejt realitetit historik social bashkëkohor”, thotë kuratori Elton Koritari.


Koritari punon prej vitesh në industrinë kreative duke bërë projekte arti, duke drejtuar fushata komunikimi, kryesisht të fokusuara drejt komuniteteve, aktivizimit social dhe edukimit vizual dhe natyrisht duke organizuar dhe kuruar evente, takime, punëtori dhe ekspozita arti.

Elton Koritari

Pressura e nisi rrugëtimin e saj nga Kosova, ku u mbajt takimi i parë formativ në drejtimin e Burim Myftiut, e më tej në Maqedoninë e Veriut nën drejtimin e Osman Demirit dhe Galerise “Kult”. Në takimet e para ishte edhe profesori i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, por edhe ligjërues të tjerë nga vendi dhe jashtë.

“Fotogazetaria shqiptare ka qenë ndër shprehitë artistike më të nënshtruara dhe përdorura nga pushteti diktatorial dhe pothuaj vetëm shprehi e propagandës së saj. Më tej, ky sektor i gazetarisë, por edhe i artit shqiptar, ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë izolim të thelle ndaj botës perëndimore, në nivele të shkëmbimit të ideve, eksperiencës, praktikës etj. Nevoja e palëve të interesuara për këtë projekt – konkretisht fotogazetarët lokalë – është të zhvillojnë premisat për krijimin e një fotogazetarie të prirë jo vetëm drejt lajmit, por drejt kontekstualizimit të tij dhe analizës autoriale. Në këtë prizëm, organizimi i Festivalit Fokus Award, në edicionin e tij të 14-të këtë vit nxori në pah nevojën e organizimit të një aktiviteti më të thellë drejt fotografisë sociale, gjë që solli lindjen e projektit nga Qendra Albania Fokus dhe të organizatorëve vetë festivalit, me në krye drejtorin – fotografin Arben Alliaj”, thotë Koritari.

Ekspozita synon t’i tregojë publikut lokal që fotografia mund të kthehet në një forme shprehëse e fuqishme e realitetit social dhe një katalizator i debatit publik, nëpërmjet historive që tregojnë konditat humane, nevojat, dramat, por edhe kompleksitetin e mënyrës së jetesës në këto treva.

“Në këtë prizëm, kjo ekspozitë nuk i kushtohet vetëm fotografëve apo skenës së artit, por të gjithë publikut dhe sidomos hapësirës së mendimit të lirë e të pavarur”, shton Koritari.

Në këtë projekt do të jenë gjashtë artistë rezidentë dhe disa artistë të tjerë të ftuar specialë. “Pjesëmarrja e fotografëve presupozon rrugëtim të përbashkët mes tyre, organizatorëve, ligjëruesve dhe të ftuarve ku rezultatet e pritshme të kësaj ndërhyrje publike, me karakter të thellë artistik, mund të shihen domozdoshmërisht në frenimin e shtrembërimit të vazhdueshëm të informacionit dhe kthimin e fotografisë në një burim të besueshëm informacioni në vetvete”.

Ekspozita Pressura do të jetë nomade, si i gjithë aktiviteti. Do të çelet në Tiranë në kuadër të Fokus Award, edicioni i 14-të i cili mbahet në qytetin e Fierit, në muajin shtator 2023, dhe më pas do të vazhdojë rrugëtimin e saj edhe në festivalin Punktum në Maqedoni, në fesivalin Fotoist në Prishtinë e në Festivalin FIOF në Orvieto të Italisë etj. /Korab Basha/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori