LAJMI I FUNDIT:

Kolona e ngarkesë e madhe në komunikacionin e Shqipërisë, Rama, qytetarëve: Durim edhe pak, korridori Blu do të jetë zgjidhje

Kolona e ngarkesë e madhe në komunikacionin e Shqipërisë, Rama, qytetarëve: Durim edhe pak, korridori Blu do të jetë zgjidhje

Fluksi i madh i turistëve në Shqipëri ka bërë që të ketë kolona të gjatë dhe ngarkesë të madhe në komunikacion gjersa për këtë ka kërkuar durim kryeministri Edi Rama.

Edhe sot, siç bëhet zakonisht fundjavave ka pasur fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.


Rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës kishte fluks të lartë automjetesh, gjersa radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.

“Lumë” automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë kilometrike në aksin Morinë – Kukës
Lexo po ashtu “Lumë” automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë kilometrike në aksin Morinë – Kukës

Radhë kilometrike është krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqisë, teksa qindra makina presin të hyjnë në Shqipëri.

Janë qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj që presin për të kaluar në tokën shqiptare, raportojnë mediat në Shqipëri.

E lidhur me kolonat e gjata e ngarkesën në komunikacion, ditë më parë ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjersa ka përmendur edhe korridorin Blu si zgjidhje të këtij problemi.

Ai ka thënë se i kupton ankesat e drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër – Tiranë këtë verë dhe janë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot – Kashar.

Por, sipas tij, lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standardeve evropiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit.

“Në segmentin THUMANË – KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve

Për segmentet MILOT – THUMANË / KASHAR – LEKAJ / LEKAJ – FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna

Për segmentin MILOT – BALLDREN hapim garën e ndërtimit në vjeshtë

MURIQAN – LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori