LAJMI I FUNDIT:

Kolona e pafundme e veturave super-luksoze, shkojnë për ta marrë nusen (Video)

Kolona e pafundme e veturave super-luksoze, shkojnë për ta marrë nusen (Video)

Në Çeçeni është filmuar kolona e gjatë me super vetura, që janë nisur për të marrë nuse.

Fjongot në dorëzat e dyerve dhe një material rozë në xhamin e përparmë, janë vendosur për të treguar se janë dasmorë, transmeton Telegrafi.


Në filmimin e shkurtër shihen më se 25 makina super-luksoze, por rreshtit nuk i shihet fundi.

Roll-Royce, Mercedes-Benz dhe Chevrolet kanë lëvizur në njërin shirit, teksa në tjetrin janë xhipat e lartë ku janë vendosur kameramanët.

Derisa në rrugë janë shumë njerëz që i shikojnë automobilat e shtrenjtë, aty shihen edhe forcat e rendit që mbrojnë pasanikët nga ndonjë sulm i mundshëm. /Telegrafi/