LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni rrallë i Shelby Cobra grumbulloi disa milionë në ankand (Foto)

Koleksioni rrallë i Shelby Cobra grumbulloi disa milionë në ankand (Foto)

Mund të konsiderohet si koleksioni më i mirëfilltë dhe korrekt, i modelit Cobra

Ankandi që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, ka grumbulluar disa milionë dollar, për katër Shelby Cobra, transmeton Telegrafi.


Të gjitha makinat e vjetra, që janë në gjendje shumë të mirë, u blenë për 6.4 milionë dollar, nga njëjti ofertues. Makinat janë të prodhuara që nga viti 1964, deri më 1968, që janë edhe fillimet e prodhimt të kompanisë Shelby.

Më së shumti është ofruar për 427 S/C Roadster, i prodhuar më 1967, për të cilin janë dhënë 2,860,000 dollarë. Që kur është prodhuar, ka pasur vetëm pesë pronarë, ndërsa nuk ka kaluar më shumë se 17 mijë kilometra.

Interesim i madh ishte për të gjitha Shelby Cobra, meqë konsiderohet se koleksioni i mbledhur nga i njëjti pronar, ishte më i mirëfillti ndonjëherë. /Telegrafi/