LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i ri i Mangos plot tone të buta (Foto)

Koleksioni i ri i Mangos plot tone të buta (Foto)

Vera është në kulm, temë kryesore janë pushimet vjetore, qoftë nëse jeni kthyer nga pushimet apo tani po i planifikoni.

Veshje të rehatshme, plazhi, deti dhe ditët me diell, uljet e çmimeve, të gjitha këto janë verore – bash ashtu siç duam, Mirëpo, kjo nuk do të thotë që brendet e njohura të modës nuk kanë filluar të përgatiten për fundin e verës apo për fillimin e vjeshtës, transmeton Telegrafi.


Breni spanjoll i modës Mango ka nxjerrë editorialin e ri për koleksionin e dedikuar për fundin e verës, fokusi i të cilit janë tonet e buta (më saktësisht, me të gjitha nuancat e ngjyrës së trëndafiltë), ngjyrë të verdhë pasteli, të portokalltë të mbyllur dhe të bardh si edhe ngjyrë ultimative vere.

Kombinimet monokromatike dhe të lehta, materialet valëvitëse e bëjnë boshtin e koleksionit nga raftet e bendit super të popullarizuar të modës Mango.

Natyrisht, aty mund të gjendet edhe ndonjë print, i cili e plotëson koleksionin, si edhe shtesa të modës siç janë vëthët, dollakët ose çantat nga perlat e tejdukshme të cilat duken sikur janë bërë nga akulli në formë sferash.

Pikërisht çanta e sipërpërmendur na është pjesa e preferuar e gjithë koleksionit, mirëpo duhet të pranojmë edhe që shumë lehtë mund ta kemi në dollapët tanë.

/Telegrafi/